VCS und Fussverkehr Schweiz

NDALESAT PËR FËMIJËT E SHKOLLËS

PËRSE

Fëmijët janë ata që mësojnë për qarkullimin. Ata nuk janë mësuar ende me rreziqet, nuk mund t’i vlerësojnë ende siç duhet shpejtësitë dhe distancat dhe nuk kanë asnjë përfytyrim, se sa e gjatë është rruga e ndalimit të një automjeti.

PRANDAJ

Jo vetëm të ngadalësoni, por edhe ta ndaloni gjithmonë automjetin tuaj, nëse një fëmijë dëshiron të kalojë rrugën. Sepse fëmijët e mësojnë nga policia që ta kalojnë rrugën vetëm kur rrotat ndalojnë.

RREGULLAT #1

Udhëtoni ngadalë dhe në mënyrë parashikuese, kur duhen marrë parasysh fëmijët në hapësirën e rrugës.

RREGULLAT #2

Ndaloni plotësisht, nëse një fëmijë me përparësi do të kalojë rrugën.

RREGULLAT #3

Hiqni dorë nga shenjat me duar, në mënyrë që fëmija të përqendrohet tek pjesa tjetër e trafikut.

RREGULLAT #4

Jepini fëmijës kohën që i nevojitet dhe qëndroni në vend për aq kohë derisa fëmija ta ketë kaluar rrugën.

PRIT

Qëndroni gjithmonë në vend përpara kalimit të rrugës. Bordura e trotuarit është guri i ndalesës.

SHIKO

Kontrolloni në të dyja anët, nëse po vjen ndonjë automjet.

DËGJO

Dëgjoni me vëmendje. Ndonjëherë dëgjohet diçka që nuk shikohet.

KALO

Kaloni rrugën vetëm kur nuk po kalon asnjë automjet ose nëse rrotat kanë ndaluar. Mos vraponi kurrë dhe gjatë kalimit të rrugës kushtojini gjithsesi vëmendje qarkullimit (kontroll me sy).

RRUGË E SIGURT PËR NË SHKOLLË

Zgjidhni për fëmijën tuaj rrugën më të sigurt për në shkollë dhe jo rrugën më të shkurtër.

USHTRONI RRUGËN PËR NË SHKOLLË

Ushtroni rrugën për në shkollë me fëmijën tuaj dhe tërhiqini atij vëmendjen te pikat e rrezikshme.

VESHJE TË DUKSHME

Visheni fëmijën tuaj me ngjyra të dukshme që bien në sy dhe materiale që reflektojnë.

BËHUNI SHEMBULL

Mbështetni fëmijën tuaj duke i respektuar vetë dhe duke i sqaruar rregullat e qarkullimit.

Mit diesen Produkten machen Sie Schulkinder sicher.

Gymbag

Warum Kinder
noch Lernen

Der Schulweg ist für Kinder ein wichtiger Spiel- und Erlebnisort. Gleichzeitig üben sie, sich im Verkehr sicher zu bewegen und Gefahren einzuschätzen. Da Kinder Lernende im Verkehr sind, brauchen sie unsere Unterstützung.

VCS und Fussverkehr Schweiz